Ministrja Haxhiu e gatshme për përgjegjësitë e reja

Haxhiu premtoi angazhim të plotë për sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pranuar detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster, detyrë kjo e cila i është dorëzuar nga ministri i deritanishëm, Abelard Tahiri.

Gjatë ceremonisë zyrtare të pranim-dorëzimit të detyrës, ministrja Haxhiu tha se me angazhim të plotë dhe vullnet do të adresohen të gjitha synimet që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Haxhiu tha se fokus i saj dhe i Qeverisë Kurti në sistemin e drejtësisë do të jetë edhe çështja e noterëve, vetingu në drejtësi dhe Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ndërsa, ministri i deritanishëm Abelard Tahiri ka uruar ministren e sapo emëruar të Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilës i ka ofruar bashkëpunim nga pozita e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button