Mustafa pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë

Mustafa premtoi se do të angazhohet në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot pranoi detyrën e re nga ministrja e deritashme, Dijana Zhiviq.

Me këtë rast, ish ministrja Zhiviq e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani, duke i uruar atij suksese në angazhimin e tij në këtë ministri.

Ndërkaq, ministri i ri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, premtoi se në vazhdimësi do të angazhohet në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë, që sipas tij është njëri ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, si dhe një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Ndër tjerash, ai ka theksuar misioni i tij, duke u nisur edhe nga përvoja e tij e mëparshme në sektorin privat, është përkrahja e fermerëve dhe prodhuesve vendorë./21Media

Back to top button