Ministrja Haxhiu ftohet të intervistohet për rastin “Dehari “

Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është ftuar të intervistohet për rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një gjë e tillë është   Prokurori Special, Afrim Shefkiu.

“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se do ta japë dëshminë lidhur më këtë.

“Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, nuk mund të na heshtin në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.”, ka shkruar Haxhiu./21Media

 

 

Back to top button