Ministrja Haxhiu në dhjetor udhëton në SHBA

Ministrja Haxhiu në dhjetor udhëton në SHBA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor të këtij viti, e krejt kjo me ftesë të autoriteteve amerikane
Siç bëri të ditur këshilltari i lartë i ministres Haxhiu, Genc Nimoni gjatë kësaj vizite Haxhiu pritet të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera.
“Në këtë vizitë, Ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC.’, njoftoi Nimoni./21Media

Back to top button