Ministrja Nagavci inkurajon studentët për të studiuar në ShBA

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot ka inkurajuar studentët e Kosovës që të aplikojnë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nagavci në Facebook ka shkruar se konkursi për vitin akademik 2023-2024 tashmë është hapur, “duke ua hapur kështu rrugën studentëve tanë për studime Master në institucione prestigjioze amerikane”.
“Studime Master në ShBA – përfitoni nga mundësia e jashtëzakonshme e Programit Fulbright! Këtë vit me nënshkrimin e memorandumit të ri, kemi dyfishuar fondet për këtë Program të rëndësishëm të shkëmbimit akademik ShBA – Kosovë duke rritur numrin e përfituesve dhe zgjeruar bashkëpunimin akademik i cili ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja ka bërë të ditur se do të ofrojnë mbështetje gjithmonë për të përgatitur gjenerata që do të marrin përsipër zhvillimin e Kosovës.
“Inkurajoj studentët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për bursa deri më 31 maj 2022!”, ka shtuar ajo./21Media

Back to top button