Zelensky bën thirrje për votimin e Ukrainës në Eurovision

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video-mesazh të shkurtër të shtunën përpara finales së Eurovizionit në Itali.

“Shumë shpejt në finalen e Eurovizionit, kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’!”, tha ai. “Evropë, voto Kalush Orchestra-n”

Kalush Orchestra është një hip-hop grup ukrainas, i quajtur sipas qytetit të Kalushit, sipas biografisë së grupit në faqen e internetit të Eurovisionit, shkruan CNN
Fituesi i Eurovisionit do të shpallet sonte në mbrëmje./21Media

Back to top button