Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje

Policia e shtetit ka informuar se sonte rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.
Nuk ka persona të lënduar.
Sipas Policisë, grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.”, ka bërë të ditur Policia./21Media

Back to top button