Miqët nga Austria në vizitë Kosovës

 

 

Deputeti austriak Martin Engelberg, i shoqëruar nga kolegia e tij parlamentare, Carmen Cricelli Jeitler, që është edhe kryesuese e grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, kanë qëndruar për një vizitë dyditëshe në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, ata takuan liderët kryesorë të vendit, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministren e jashtme, Donika Gërvalla dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Engelberg tha se Kurti është shumë i orientuar kah integrimet transatlantike, sikur edhe krejt Kosova. Pos këtyre, Engelber ka vizituar edhe fabrikën Comodita, ku është pritur edhe nga investitori Shkëlqim Devolli.
“Një efekt absolut goditës mëpastaj ishte vizita e një hapësire të madhe prodhuese për dyshekë, në qytetin e Gjakovës. Shumica e asaj çfarë prodhohet këtu, shkon për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai, që më pas e ka lëvduar investitorin e kësaj fabrike për punën që po e bën në avancimin e ekonomisë kosovare. “Ndërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli ka arritur, po ashtu, ta ndërtojë një konglomerat të tërë korporativ. Një dëshmi impresive e potencialit ekonomik të Kosovës”.

Back to top button