Llogaria e ish presidentit Donald Trump do të pezullohet nga Facebook dhe Instagram për dy vjet, deri në janar të vitit 2023.

Bordi i mbikëqyrjes së gjigantit të mediave sociale mbështeti bllokimin e Facebook ndaj ish-presidentit. Llogaritë e Trump u ndaluan për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale si pasojë e postimeve që ai bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së, por muajin e kaluar Bordi i Mbikëqyrjes i Facebook e cilësoi “të gabuar” vendimin për ndalim të pacaktuar.

Facebook tha se veprimet e zotit Trump ishin “një shkelje e rëndë e rregullave “.

Gjiganti i mediave sociale po i jep fund gjithashtu një politike që mbron politikanët nga disa rregulla të përmbajtjes që postojnë në rrjete sociale. Facebook tha se nuk do t’u jepte më politikanëve imunitet për përmbajtje mashtruese ose abuzive bazuar në komentet e tyre.

Ndalimi i Trump ishte efektiv nga data e pezullimit fillestar në 7 janar, tha Facebook.