Tentoi të udhëtojë me pasaportë të huaj, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i cili kishte tentuar të udhëtojë për në shtetet e Evropës, me një pasaportë të një personi tjetër.
Sipas viktimës, ai i kishte dhënë 700 euro të dyshuarit mashkull kosovar, që të shfrytëzonte pasaportën e tij.
“PKK Dheu i Bardhë 13.04.2022 – 07:10. Është ndaluar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar që të udhëtojë për në shtetet e Evropës, me një pasaportë të një personit tjetër. Sipas viktimës, ai i kishte dhënë 700 euro të dyshuarit mashkull kosovar që të shfrytëzonte pasaportën e tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia./21Media

Back to top button