Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit e Krasniqit kundër formës së aktakuzës

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës.
Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin.
“Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Gjykatësi miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret “, thuhet në njoftimin e bërë nga Dhomat e Specializuara.
Ndërsa, pjesët e tjera të mocioneve të Thaçit, Selimit e Krasniqit janë hedhur poshtë, kurse mocioni i Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht.
Ndryshe, më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë./21Media

Back to top button