Pupovci thirrje mësimdhënësve të vaksinohen

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se tashmë kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.
Tutje, ai ka bërë të ditur se testi i arritshmërisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht.
“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore, këtë vit do të përdoren tekste alternative. Gjithashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Testi i arritshëmërisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”, ka thënë Pupovci.
Madje ai në një konferencë për media ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen.
“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftoj mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë zëvendësministri.
Pupovci ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe master, si dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës./21Media

 
 
 
 
 
 
 
 

Back to top button