Miratohet ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Është votuar edhe ligji i dytë për transformimin e FSK-së në Ushtri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 107 vota pro.

Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala sa i përket Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se komisioni ka miratuar raportin dhe ka vendosur që të t’ia dorëzojë Kuvendit 45 amandamete të cilat janë votuar nga deputetët e pranishëm në sallë.

Ligji për FSK-në  përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës më parë miratoi ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes me 106 vota pro dhe një abstenim nga gjithsej 107 deputetë që ishin në sallë.

Në sallë janë të gjithë deputetët, përveç atyre të Listës Serbe, si dhe mysafirë të shumtë./21Media

Back to top button