Labinot Tahiri uron shqiptarët falënderon Evropën

Labi uron Kosovën për ushtrinë

Në këto momente është duke u mbajtur seanca plenare, në të cilën pritet votimi i formimit të ushtrisë  së Kosovës. Pa dyshim se kjo ditë  shënohet si ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast fytyrat e njohura publike veç se kanë filluar të shprehin gëzimin e tyre në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka uruar gjithë shqiptarët ku do që janë, shkruan rtv21.tv

“Urime Kosovë Urime shqiptarë.  Vllezer dhe motra nga Amerika e Diaspora ate që e deshtet e realizuat me lobimet e juaja tash e shume dekada. Qytetarë të Republikës se Kosovës Urime Ushtria e Kosovës. Faleminderit Shqipëri e Europ. Lavdi Dëshmorëve. Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në postimin e bërë.

Në sallë të pranishëm janë 107 deputetë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës e hapi këtë seancë me një minutë heshtje për të gjithë të rënët që sakrifikuan për lirinë e vendit. /21Media 

Back to top button