Miratohet ligji për Ministrinë e Mbrojtjes
Është votuar ligji i parë për transformimin e FSK-së në ushtri
Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes me 106 vota pro dhe një abstenim nga gjithsej 107 deputetë që ishin në sallë.
Po ashtu kanë kaluar 11 amandamentet e paraqituara në Raportin nga Komisioni funksional për këtë ligj. Të gjitha amandamentet kanë marrë të gjitha votat e deputetëve të pranishëm në Kuvend pra gjithsej 107.
Me këtë ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të Republikës së Qeverisë së Kosovës me qellim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtës, përcjell rtv21.tv.
Ndërsa për tu votuar kanë mbetur edhe dy projektligjet tjera, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës./21Media