Miratohet ligji që Google dhe Facebook të paguajnë për lajmet

 

Australia ka miratuar ligjin e parë në botë që synon që Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë mediatike për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.

Legjislacioni i kodit të lajmeve ishte kundërshtuar ashpër nga gjigantët e teknologjisë amerikane, transmeton rtv21.tv.

Javën e kaluar Facebook bllokoi të gjithë përmbajtjen e lajmeve për Australianët gjatë grindjes, por ndryshoi vendimin e saj këtë javë pas negociatave me qeverinë.

Pas atyre bisedimeve, ligji miratoi me ndryshime të reja të cilat bëjnë të mundur që Facebook dhe Google të mos i nënshtrohen kodit.

Sidoqoftë, të dy kompanitë tani janë zotuar të paguajnë shuma fitimprurëse për disa botues të mëdhenj australianë jashtë kodit. Këto marrëveshje janë parë gjerësisht si një kompromis nga gjigantët e teknologjisë.

Ligji i Australisë është parë si një rast i mundshëm prove për rregullore të ngjashme në vendet e tjera për të marrë pagesa nga platformat dixhitale për lajmet.

Legjislacioni i ndryshuar u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të enjten, pasi kaloi më parë përmes Senatit./21Media

Back to top button