Miratohet ligji që lejon zbulimin e emrave të njerëzve të pa vaksinuar

 

Parlamenti i Izraelit miratoi sot ligjin me të cilin i lejohet Ministrisë së Shëndetësisë të zbulojë emrat e personave që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit tek autoritetet e tjera në vend, duke shkaktuar kritika për shkeljen e privatësisë së qytetarëve që nuk duan të vaksinohen.

Ligji, i miratuar me 30 vota pro dhe 13 kundër, lejon autoritetet lokale, Drejtorinë e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe disa punonjës të Ministrisë së Çështjeve Sociale të zbulojnë emrat e këtyre personave, adresat e tyre dhe numrat e telefonit.

Dispozita, e cila do të hyjë në fuqi për tre muaj ose derisa të mbarojë pandemia, synon të lejojë autoritetet të inkurajojnë njerëzit të vaksinohen duke iu drejtuar atyre personalisht, tha parlamenti.

Dy doza të vaksinave Pfizer dhe BioNTech janë marrë tashmë nga më shumë se 3 milionë qytetarë në Izrael ose rreth një e treta e rreth 9 milionë banorëve të këtij vendi.

Kjo është arsyeja pse hapja e tretë që nga fillimi i pandemisë hyri në fuqi të dielën. Qendrat tregtare dhe dyqanet e rrugëve janë hapur për të gjithë qytetarët.

Disa vende janë të hapura, megjithatë, vetëm për ata që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe kanë një certifikatë për këtë qëllim.

Qeveria thekson se qëllimi është të vaksinohen 6.2 milionë njerëz deri në prill.

Më shumë se 760 mijë  raste të COVID-19, duke përfshirë më shumë se 5 mijë e 600 vdekje, janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.

Back to top button