Kthimi i Sasho Mijallkovit solli gëzim.

“Sinqerisht gëzohem që i akuzuari Sasho Mijallkov vendosi të paraqitet vetë”, tha Villma Ruskoska – Prokurore.

Por, për dikë solli edhe probleme shëndetësore.

“Temperatura ime ishte 40 pasi u zhduk, e jo e Sasho Mijallkovit. Prandaj, po e them përralla për fëmijë të vegjël, sepse është një çështje serioze. Flasim për pastrim të gjyqësorit, për 5-6 pako masash, kurse nga ana tjetër do të kishim dy të arratisur, edhe atë nga më të korruptuarit të cilët ishin simbol i regjimit”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Prokurorja Ruskoska, e cila tha se ajo ka qenë e para që ka lajmëruar se Mijallkovi po planifikon të ikë, mbrëmë doli me qëndrim të ndryshëm…

“Jo, nuk mendoj, sepse nëse e kishte ndërmend të ikte, do ta kishte bërë këtë…”, shtoi prokurorja Villma Ruskoska.

Por, ku qëndron përgjegjësia? Prokuroria dhe policia e hedhin fajin mes vete.

“Indikacionet dhe informatat pa dallim nga kush vijnë, duhet të ndahen me shërbimet dhe mendoj se do të jetë më efikase nëse indikacioni apo informacioni i caktuar arrin deri te Prokuroria, sesa të arrijë në MPB-në, Agjencinë për Siguri Kombëtare etj…”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

“A duhej të qëndroja unë para derës së tij? Jo, sepse ju më përmendni mua, se mua më ka ikur…”, tha Villma Ruskoska, prokurore.

Të gjitha këto do t’i zbulojë Prokuroria Publike, e cila tashmë ka nisur hetim lidhur me veprimin e shërbimeve sa i takon rastit me Sasho Mijallkovin./TV21