Miratohet marrëveshja 40 milionëshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miratoi marrëveshjen për kredinë 40 milionëshe me Bankën Evropiane për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020.

Back to top button