Arrihet marrëveshje, punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë ndërpresin grevën

Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe U.D e detyrës së Drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku sot gjatë ditës u takua me Kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat,. Jusuf Azemi, me të cilin diskutuan për grevën e punëtorëve tenik të mirëmbajtjes të objekteve shkollore në kryeqytet., njofton Komuna e Prishtinës.

Sipas komunikatës, Lushaku dëgjoi me kujdes kërkesat dhe nevojat e punëtorëve teknik të prezantuara nga Kryetari i Sindikatës,.Jusuf Azemi, për të cilat tha se do të trajtohen menjëherë.Derisa bëhet e ditur se, palët gjatë takimit arritën marrëveshje.

“Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit. Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe Kryetari i Sindikatës shprehin falënderimin e tyre për të gjithë punëtorët për durimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe të sfidave.”, thuhet në njoftim.

“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, z. Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërpreje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave” – citohet të ketë deklaroi nënkryetarja Lushaku.

“Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.Kjo marrëveshje tregon përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.Po ashtu me Azemi, nënkryetarja u dakordua që gjatë javës të takojë punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet.”, përfundon komunikata./21Media

 

Back to top button