Miratohet plani për zbatimin e MSA-së

Komisioni për Integrim Evropian miratoi Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
Të njëjtat u konsideruan shumë të rëndësishme nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe u përkrahën nga deputetët me përjashtim të deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Bislimi tha se kjo marrëveshje përbëhet nga tri kritere –  politike, ekonomike dhe standardet evropiane – dhe kostoja e saj është 47.7 milionë euro.

Back to top button