Miratohet projektligji që mundëson tërheqjen e kursimeve nga Trusti

 

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar projektligjin, ku përfshihet tërheqja e kursimeve pensionale.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Me këtë projektligj, parashihet që qytetarët t’i tërheqin 10% nga fondi i trustit pensional.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ministrja Bajrami theksoi se sa i përket rimbursimit të mjeteve, qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i tatimojë, kështu që nuk do të ketë kompensim.

“Në emër të kompensimit ne kemi ndryshuar edhe ligjin, kemi ndryshuar ligjin për të ardhurat personale, pra 10 përidëshi do të merret bruto. E kemi analizuar edhe mënyrën kompensimit, por ka qenë e pamundur për shkak të shumave të ndryshme të cilat i kanë qytetarët… Pra, nuk do të rimburësohen, e as nuk do të tatohen”, theksoi ajo.

Ky projektligj u dërgua për votim në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button