Miriam Canit i është hakuar Facebook-u, reagon Alban Skënderaj

Këngëtarja Miriam Cani prej disa ditësh nuk ka qasje në llogarinë e saj në Facebook, pasi hakerët kanë arritur të hakojnë faqen e saj.
Këtë e bëri të ditur bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skënderaj.
“Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marr nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme”, ka njoftuar këngëtari.
Albani ka kërkuar ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin.
Ai gjithashtu ka thënë se janë duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit.
“Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin”, ka shkruar këngëtari në Facebook.

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2019.

Mariam Cani dhe Alban Skënderaj kanë dy fëmijë, Amelia-n dhe Duam-in./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Back to top button