Mision shpëtimi nga Shqipëria niset sot për në Turqi

Pas tërmetit të rëndë që u shënua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një mision shpërtimi solidariteti do të niset sot nga Shqipëria për në Turqi,
Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Tëitter, ku ka shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me qytetarët e Turqisë dhe Sirisë.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button