Misioni paqësor i OKB-së në Haiti përfundon në tetor

Pas më shumë se 20 vjetësh  misioni paqësor i OKB-së në Haiti përfundon në tetor

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara planifikon të përmbyllë misionin paqësor në Haiti deri kah mesi i tetorit, pas më shumë se 20 vjetësh, duke pranuar se vendi ka arritur “kthesë të madhe” në stabilizim pas zgjedhjeve të fundit.

KS i OKB-së sot do të votojë projekt-rezolutën, me të cilën do të zgjatet mandati i misionit edhe për gjashtë muaj gjatë të cilëve 2.370 anëtarë të misionit ushtarak gradualisht do të lëshojnë vendin.

Me rezolutë parashikohet edhe krijimi i misionit të ri prej 1.275 policëve, të cilët do të vazhdojnë të trajnojnë policinë haitiane. Misioni do të bëhet operativ kur misionit aktual , më 15 tetor, t’i skadojë mandati dhe do të ndihmojë Haitin në forcimin e sundimit të ligjit.

Haiti në tetor të vitit të kaluar ishte goditur nga uragani Metju, andaj në projekt-rezolutë theksohet se vendi “është jashtëzakonisht i prekur nga katastrofat natyrore”.

Back to top button