Miss Nikaragua fiton konkursin Miss Universe 2023

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në kulmin e konkursit vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Nënkampionia e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.
Fitueset e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).
Miss Kolumbia, Camila Avella dhe Miss Puerto Rico, Karla Guilfú, përfunduan pesëshen e parë, ndërsa një tjetër anëtare e top 10, Spanjollja Athenea Pérez, u kurorëzua Miss Congeniality e konkursit.
Palacios pason Miss Universe 2022 , R’Bonney Gabriel nga SHBA./21Media