Një burrë gjendet pa shenja jete, pranë tij u gjet një pushkë gjuetie

Një burrë është gjetur të shtunën pa shenja jete në Pejë.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pushkë gjuetie.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku afër tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast tjetër i “hetimit të vdekjes”.

Është thënë se një burrë ka vdekur në Klinikën e Neurologjisë në QKUK rreth orës 00:30 të shtunën dhe se stafi mjekësor nuk kishte të dhëna personale të tij.

“Pasi që viktima është banor i Komunës së Kamenicës, informata është dërguar në Regjionin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë.

Back to top button