Miss Universe Kosova lë gojëhapur të gjithë

Roksana Ibrahimi ka përfaqësuar Kosovën në kompeticionin më të madh të bukurisë.
Në Miss Universe World 2022 , ajo ka zgjedhur që të përfaqësojë Kosovën me një ritual të veçantë dhe të lashtë të popullit shqiptar.
Duke bërë “temena” dhe me shami të kuqe mbi kokë, ajo ka lënë gojëhapur të gjithë.
“Ky kostum eshte inspiruar nga dita kur “krushqit” vijne ta marrin nusen nga shtepia e vajzerise per ta derguar ne shtepine e re, dhe nusja gjate kesaj kohe qendron me shamine ne fytyre duke qare dhe vajtuar qe po le shtepine e saj ku u formua si grua. Perveq gruas vajton dhe e gjithe familja saj qe vajza e tyre po largohet nga ajo shtepi, kurse ne familjen e dhenderrit nuk qan askush por lumturohen. Pikerisht ky kostum signifikon kete”, ka shkruar ajo.


Të shtunën në mbrëmje, R’Bonney Gabriel u kurorëzua me titullin Miss Universe 2022 në edicionin e 71-të të konkursit më të rëndësishëm të bukurisë në botë. Miss USA është fituesja e epokës së re të konkursit, e kryesuar nga miliarderja tajlandeze, Anne Jakkaphong Jakrajutatip , një grua transgjinore.
Miss Universe u mbajt në Qendrën e Konventës Ernest N. Morial në New Orleans. Edhe pse edicioni u mbajt në vitin 2023, ky konkurs korrespondon me titullin Miss Universe 2022, i cili u shty për të mos konkurruar me Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar./21Media

Back to top button