Mitrovica e Veriut me vendim për antarësim në Asociacion të Komunave të Kosovës, Ibrahimi: Të respketohen proceduarat

Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ky vendim është marrë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut ku u votua pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, e cila tha se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

Kujtojmë se, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për RTV21 drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave (AKK), Sazan Ibrahimi ka thënë se AKK-ja janë të hapur për bashkëpunim me çdo komunë të Republikës së Kosovës.

“Po, pra sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, çdo vendim i Kuvendit Komunal i nënshtrohet shqyrtimit të ligjshmërisë nga MAPL dhe pastaj sa të jetë ky vendim i miratuar nga MAPL dërgohet te ne në AKK dhe pastaj Kuvendi i AKK si organi më i lartë vendim-marrës e shqyrton kërkesë e komunës së Mitrovicës Veriore për anëtarsim në AKK. Neve si AKK jemi të hapur për bashkëpunim me çdo komunë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ibrahimi../21Media

Back to top button