Mitrovica qyteti më i prekur nga ndërprerja me energjinë elektrike

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat që kanë kapluar, fillimisht rajonet e Prizrenit e të  Gjakovës, më pas edhe ato të Mitrovicës dhe Pejës, përveç dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë dhe në pronat private të qytetarëve tanë, kanë shkaktuar edhe dëme në rrjetin energjetik.
KEDS ka njoftuar se rajoni më i prekur vazhdon të jetë Mitrovica.
Gjendja me furnizim është stabilizuar në Prizren e në Gjakovë, ndërkaq në Pejë furnizimi me energji është në stabilizim e sipër./21Media

Back to top button