Mitrovica zbukurohet me buxhet privat

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se qyteti do të zbukurohet për festat e fundvitit, por jo me paratë publike.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka thënë se në këtë proces do të kontribuojnë bizneset.

“Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit. Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit”, ka shkruar Bahtiri.

Tutje kreu i Mitrovicës ka thënë se ai do të jetë personi i pari që do të kontribojë me para personale.

“Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button