“Mitrovicë a i pe dy trima”, Ganimete Musliu me mëngjes i kushton poezi Sveçlës e Krasniqit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Mulsiu ka zgjedhur të iu kushtojë poezi ministrave Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqit për të ironizuar me ta rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Ajo ministrat i ka quajtur heronj trima
“Mitrovicë a i pe dy trima
Mitrovicë a të rroku shungullima
A i pe oj në pritë
Në luftën qe su ndanë
Nënë plumbat e armikut
Sveçla e Elberti
këta dy trima partizan
Mitrovicë a ndieve moj
Dy trima dy heroj
Me ty o flamurtar
Nën yllin çlirimtar”, është poezia e Musliut e publikuar në Facebook./21Media