Mjekët e QKUK-së i shpëtojnë jetën 1 vjeçarit, apelojnë te prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët të luajnë me lodra të imëta

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u kanë bërë apel prindërve që mos t’i lejojnë fëmijët të luajnë me lodra të imëta.

“Mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.”

Krejt kjo pasi që një fëmija 1 vjeç iu shpëtua jeta pasiqë kishte gëlltitur një lodër të tillë.
“Një rast i tillë i rrezikimit të jetës tek një fëmijë i moshës njëvjeçar është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku fëmija gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje. Fëmija i moshës 1 vjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj.”, thuhet në njoftimin e Shëbrimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bëhet e ditur se pas pranimit fqëmiu me urgjencë është dërguar në sallë të operacionit.

“ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button