Mjet i dyshuar në ”Breg të Diellit”, policia tha s’ishte mjet shpërthyes

Sot, në lagjen ”Bregu i Diellit” u dyshua për një mjet shpërthyes. Mirëpo, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për rtv21.tv deklaroi se mjeti i dyshuar është asgjësuar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes.
”Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, bëri të ditur Borovci./21Media

Back to top button