MKRS: Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm

Poeti Xhevdet Bajraj ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit tonë.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, Xhevdet Bajraj. Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje”, ka shkruar MKRS në Facebook.
Tutje në shkrimin e MKRS-së thuhet se sot ne nuk humbëm vetëm një poet, por humbëm një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar./21Media

Back to top button