MKRS: Në fitore e humbje, Majlinda mbetet krenaria e shtetit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot pas humbjes së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ka theksuar se Majlinda është krenaria e shtetit.
MKRS ka shtuar se në fitore e humbje, Majlinda mbetet krenaria e shtetit.
“Puna, përkushtimi dhe guximi që ka treguar do të jenë gjithmonë inspirim për gjenerata të tëra. Sot e ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive edhe garuesi Drilon Ibrahimi. Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46. Ky është një rekord i ri shtetëror.”, është shkruar në postimin e ministrisë në facebook.
Ndryshe, dje xhudistja, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike ”Tokyo 2020”, ku ka fituar medaljen e artë. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kelmendi që e ka nderuar vendin me të artën në ”Rio 2016”./21Media

Back to top button