Trafiku urban në Prishtinë nesër do të jetë falas

Transporti publik në Prishtinë nesër do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Bëhet e ditur se vendimi është marrë nga Komuna e Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”, bëhet e ditur në njoftim.
Trafiku urban në Prishtinë ka theksuar se lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i tyre./21Media

Back to top button