Moderatorja paraqitet në seancën gjyqësore me vello: Më shkatërroi jetën

Moderatorja e njohur truke, Seyhan Soylu, e njohur me emrin ‘Sisi’ bërë bujë të madhe me veprimin e fundit.
Sisi rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi që në një seancë gjyqësore shkoi e veshur me një fustan nusërie.
Ajo ishte e akuzuar për shkelje të privatësisë ndaj A.E të cilin e ka njohur në rrjetet sociale dhe ka pasur një marrëdhënie emocionale
Gjyqi vijoi me kërkesën për burgim deri në shtatë vjet për akuzat e “cenimit të privatësisë” dhe “fyerjeve përmes audio dhe video mesazheve”.
“Ky rast ishte rasti i lojës virtuale të dashurisë. Unë jam personi i parë që vij në gjykatë me fustan nusërie në Turqi. Mendoja ta vishja atë fustanin e nusërisë në një tryezë martese, për fat të keq po e vesh rrugës për në gjykatë”, tha Sisi ndër tjera.
Ajo tutje vazhdoi duke thënë se “qëllimi ishte të luante me egon time. Qëllimi ishte të më poshtëronte mua. Ai më shkatërroi jetën ime!” tha.
Me shpalljen e vendimit gjykata shtyu seancën duke u dhënë kohë avokatëve të palëve për të deklaruar./21Media 

Back to top button