Modric tregon arsyen pse nuk ka folur për disa vite me Mandzukic

Dy yjet e Kombëtares së Kroacisë, Luca Modric dhe Mario Mandzukic edhe pse ishin që të dy pjesë e Kombëtares kroate, kishin pasur disa momente jo të mira në mes vete, shkruan Mirror.co.uk
Kjo është bërë publike nga ana e futbollistit të Real Madritit, Luka Modric në autobiografinë e tij ‘’Loja ime’’.
‘’E gjithë ngjarja ndodhi kur ne ishim në Islandë për të luajtur një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Mario. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm deri atëherë. Pastaj pati heshtje, marrëdhënia u ftohë’’, është shprehur Modric.
Ai ka thënë se ishte i interesuar të kuptonte se pse për tre vjet me radhë këta të dy patën një kontakt jo të mirë në mes vete.
Ata do të vazhdonin të përfaqësonin kombëtaren e tyre pavarësisht marrëdhënieve jo të mira.
Por, vetëm në Kupën e Botës në Rusi, katër vjet më vonë, Modric ka bërë hapin e parë në përpjekjen për t’u lidhur përsëri.
“Prita momentin e duhur dhe fillova bisedën. Doja t’i thosha se sa keq më vinte që nuk kishim më një marrëdhënie të mirë në mes vete. Isha i interesuar të di arsyen pse ne kishim komunikuar ekskluzivisht në një mënyrë të ftohtë për më shumë se tre vjet.Unë nuk u zemërova me ty. Mendova se ti po zemëroheshe me mua. U rikthye një energji pozitive në mes neve. Ne ndajmë disa tipare të përbashkëta me të. Te dy jemi kokëfortë’’, është shprehur Modric.
Mandzukic është person që edhe në luftë do të shkoja më të, ka shkruar tutje Modric.
‘’Çfarëdo që të jetë, e di që ai do të japë gjithçka, do të mbrojë shpinën tuaj dhe kurrë nuk do t’ju tradhtojë’’, ka theksuar Modric.
Mandzukic ka vazhduar të kishte ndikim të madh në kombëtaren e Kroacisë, duke shënuar golin e fitores kundër kombëtares së Anglisë, ku ai gol e ka dërguar në finale kombëtaren e Kroacisë.
Ai po ashtu ka shënuar edhe në finale kundër Francës por që nuk ka qenë e mjaftueshme, sepse Kombëtarja Kroate ka pësuar humbje me rezultat 4 me 2 nga kombëtarja e Francës./Kallxo.com

Back to top button