Neo-nazistët më brutal në Evropë vijnë nga Zvicra!
Ekstremizmi i djathtë në Evropë
Sloganet dhe parullat kundër të huajve të partisë franceze të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, kanë forcuar ekstremistët dhe ultranacionalistët edhe në Zvicrën fqinje. Për herë të parë pas një dekade, grupet militante në Romandi, pjesë kjo e Zvicrës ku pjesa më e madhe e banorëve janë frankofonë, kanë shënuar rritje të anëtarëve të ri, të cilët gjithnjë e më shpesh po shprehin publikisht urrejtjen e tyre ndaj myslimanëve dhe ndaj të majtës, përcjell rtv21.tv
Ekstremistët e ri nga pjesët Perëndimore të Zvicrës janë të lidhur ngushtë me bashkëmendimtarët e tyre në Francë, me të cilët organizojnë së bashku proteste dhe stërvitje në sportet luftarake.
Në mesin e këtyre organizatave më së shumri shquhet Rezistenca Helvetike, e themeluar në vitin 2014 në kantonin Vale dhe kjo organizatë tani ka degë edhe në kantonet e Gjenevës, Vosë dhe Frajburgut. Qëllimet e kësaj organizate janë shfuqizimi i të drejtave për azil, miratimi i dënimit me vdekje dhe shpërbërja e të gjitha partive politike.
Rezistenca Helvetike është vetëm një pjesë e rrjetit të partive raciste në perëndim të Zvicrës. Edhe grupet tjera kanë raportuar për rritje të numrit të anëtarëve të ri, në mesin e tyre edhe organizata Barazi dhe Pajtim, e cila ka mbi 14 mijë mbështetës në faqen e saj në Facebook./21Media