Molliqaj i del krah Kurtit, akuzat e Thaçit i quan të papranueshme

Molliqaj komenton akuzat e Thaçit ndaj Kurtit

Deputeti nga PSD-së, Dardan Molliqaj i ka vlerësuar si të ulëta dhe të papranueshme akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se figurat me rëndësi të Vetëvendosjes, kryetari Albin Kurti dhe deputeti Glauk Konjufca, qëndrojnë prapa organizatës “Syri i Popullit”.

Sipas Molliqajt, këto akuza janë pa asnjë fakt.

“Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë. Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar Molliqaj, i cili braktisi Vetëvendosjen dhe iu bashkua PSD-së.

Gjatë ditës së sotme edhe Kurti i ka reaguar Thaçit për këto akuza, duke i thënë se e ka nga paniku./21Media

Back to top button