Molliqaj: Jemi të palëkundur për ta larguar PDK-në nga pushteti

Reagon Molliqaj

Deputeti i Patrisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se partia ku ai bënë pjesë janë ende pro qëndrimit për ta larguar PDK-në nga pushteti.

“Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë për ta larguar PDK-në nga pushteti. Posa kjo të arrihet, ata do të hetohen e përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet e aferat korruptive që i kanë kryer në vendin tonë.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nuk do të bëhen pjesë e kësaj qeverie.

“Lajmet e sponsorizuara që kinse ne do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie janë shpifjet e radhës nga ata që e ëndërrojnë ardhjen në pushtet pikërisht duke bashkëpunuar me PDK-në.
Ata që me gjithë pushtetin dhe mundësitë që kanë për të parandaluar dëme që i ndodhin Kosovës vendosin të jenë spektatorë për arsye elektorale, e në të njëjtën kohë po mundohen që pjesëmarrjen tonë në dialog ta paraqesin si hyrje në qeveri, janë po të njëjtit që hapur shprehën gatishmëri për të ardhur në pushtet përmes koalicionit me PDK-në qysh në vitin 2016.
Ne do të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive. E propagandat populliste ua lëmë atyre. Por, të mos harrojnë që hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar. Prandaj kot lodhen”, përfundon postimi i Molliqajt.

Sot Molliqaj është përfolur edhe për shkak të mesazheve që ka shkëmbyer me Pal Lekajn, Bilal Xhaferin ku me ta fliste për miratimin e projektligjit për buxhetin. Sa i përket kësaj çështje Molliqaj është shprehur se asgjë nuk ka qenë sekrete dhe është e gatshme të ia tregojë çdo njërit ato mesazhe. /21Media

Back to top button