Molliqaj: Konflikti i VV-së me Listën Serbe inskenim i dobët, patriotizëm me bateria

Inskenim të dobët e ka cilësuar kryetari i PSD-së , Dardan Molliqaj konfliktin e deputetëve të LVV-së me ata të Listës Serbe në Kuvend.

“Serbia e zgjedhjeve është Serbia e Vetëvendosjes. Serbia është aset për projektet e munguara.

Serbia është mjet për të shpallur armiq poshtë e lart.

Konflikti me Listën Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vet. Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve.
“Patriot me bateria”, – kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë. Patriotizmi elektoral është patriotizëm me bateria.”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Gjatë seancës së sotme deputetët e LVV kanë bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në punimet e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Listës Serbe morën pjesë për herë të parë pas një bojkoti të gjatë.

Back to top button