Molliqaj: Krasniqi e Abdixhiku nuk mund të bëhen kurrë opozita e Kurtit

Kryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka treguar një fakt që sipas tij e dëshmon që kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku nuk mund të bëhen kurrë opozita e kryeministrit Albin Kurti.

“Unë e kam thanë kur u zgjedh Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ata nuk mund të bëhen kurrë opozita e Kurtit  për një fakt, se janë zgjedhur me kriteret që i ka vendos populli që e ka votuar Albin Kurtin. Ata njerëz kanë thënë në LDK duhet me ardh një djalë ose një çikë e re…që s’ka qenë kundër Albinit, që nuk ja ka inati, që e mbështet që ia zgjedh Vjosën Presidente. Ja ku jemi sot, në pikën ma të ulët janë bash këto parti që iu kanë përshtat hegjemonisë për me i zgjedh kryetarët e vet“, ka thënë Molliqaj në “Click” të RTV21.

Tutje, Molliqaj ka thënë se nuk mendon që Krasniqi dhe Abdixhiku janë me Kurtin, mirëpo sipas tij kjo nuk është  e dobishme në politikë. “Në politikë është e dobishme nëse mundemi me ndërtu kauzë politike”.

Tutje, ai ka thënë PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë kauzë politike./21Media

Back to top button