Molliqaj: Kurti po dëshiron pushtet ‘absolut’, s’ka kuptim me ia mbajt këtë lloj opozite

Kryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po dëshiron pushtet absolut.

“Do të ishte mirë që pas kësaj episode të dytë të Kurtit me fillu edhe na si shoqëri me kuptu më mirë çfarë po dëshiron Kurti. Kurti para se me dashtë sovranitet e çkado është duke dashur pushtet absolut”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Click” të RTV21.

Tutje, ai ka thënë se Partitë opozitare s’ka kuptim me ia mbajt Kurtit këtë lloj opozite.

“Partitë opozitare ja duhet me ndërru, ja ato duhet me i dobësu, s’ka kuptim me ia mbajt Kurtit këtë lloj opozite se kjo është veç për me ia mirëmbajt shpjegimin atij që jemi demokraci dhe ka parlament”, ka thënë Molliqaj./21Media

Back to top button