Molliqaj për sulmin ndaj policit: Përgjegjësia më takon mua

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dje ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Në protestën e organizuar nga kjo parti, Molliqaj ka akuzuar Policinë se është e dirigjuar politikisht teksa policët i ka quajtur të pasjellshëm.
Kurse, sot Molliqaj ka deklaruar se është përgjegjës për sulmin ndaj zyrtarit policor.
Molliqaj ka thënë se në atë moment të protestës po tentonin t’i lironin shkallët për të mbajtur fjalim, derisaka shtuar se dy komandantë të operacioni e ftuan për të diskutuar, por policë të tjerë e shtynë, duke e sharë e ofenduar.
“Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për atë çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Për këtë sulm sot ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila  kërkuar veprime të menjëhershme ligjore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi goditi me shuplakë një polic gjatë protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës të thirrur nga parti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme./21Media

Back to top button