Sindikata e Policisë kërkon veprime të menjëhershme ligjore ndaj Molliqajt

 
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e sulmit mbi zyrtarët policor gjatë protestës që e organizoi Partia Socialdemokrate(PSD) sot në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar veprime të menjëhershme ligjore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi goditi me shuplakë një polic gjatë protestës.
“Sot, në Sheshin “Skenderbeu” dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinē, është mbajtë protestë. Policia e Kosovës, në përputhje me autorizimet ligjore ka monitoruar situatën me qëllim të sigurisë të të gjithë pjesëmarrsëve dhe rendit publik. Gjatë kësaj proteste përveq hudhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit, në mënyrë poshtëruese fizikisht sulmohen zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me që rast lëndohen tre zyrtar policor. Njëri nga zyrtarët policor sulmohet, duke u goditur me shuplakë në fytyrë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.
Tutje në reagim thuhet se ky sulm shihet shumë qartë në videoincizimet e kamerave, prandaj kërkojnë nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policor të hetohen zyrtarisht.
Sindikata e Policisë konsideron se sulmi i ushtruar ndaj Policisë është sulm ndaj Shtetit të Kosovës, prandaj Prokuroria dhe Gjykata duhet të reagojnë menjëherë duke respektuar parimin ligjor “askush mbi ligjin”.
“Sindikata e Policisë do të monitoroj të gjitha reagimet e organeve të drejtësisë dhe do të qëndroj në ballë të mbrojtjes së Zyrtarëve Policorë në çdo rrethanë dhe moment që ndodh padretësi ndaj tyre!”, thuhet në reagim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së sotme./21Media

Back to top button