Molliqaj: Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e aktivistit Adem Megjuani.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se masa e ndalimit për 48 orë për Megjuanin, nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj.
Sipas tij, mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktivistit./21Media

Back to top button