Molliqaj: Veprimet e Kurtit çuan në autonomi për veriun

(lajm i përditësuar)


Molliqaj: Veprimet e Kurtit çuan në autonomi për veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në emisionin “Klikoni” në RTV21 ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen më të keqe deri më tani për Asociacionin.

Molliqaj shtoi se veprimet e Qeverisë Kurti çuan në autonomi për veriun e Kosovës.

“Ne mund t’i japim veriut të Kosovës çfarë të doni, por në fund kur t’i jepni autonomi është bërë… çdo veprim i Qeverisë së Kosovës vetëm sa e ka dobësuar autonominë”, tha Molliqaj.


Molliqaj: Opozita është një zë me Qeverinë për Asociacionin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në emisionin “Klikoni” në RTV21 tha se nëse formohet Asociacioni apo “autonomia”, siç e quajti ai, përgjegjësia do t’i takonte edhe opozitës.

I pyetur se pse nuk iu bashkuan opozitës për ta kundërshtuar këtë, Molliqaj tha: “Opozita është zë i Asociacionit me Qeverinë”.

“Një parti parlamentare që nuk i jep firmat për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, qoftë edhe në Gjykatën Kushtetuese, nëse do të rezultojë se nuk është shkelje, shumë mirë do të lirohemi plotësisht, por nëse do të rezultojë se është shkelje…”, tha Molliqaj


Molliqaj thotë se ka pasur ofertë nga Haradinaj për koalicion: Nuk pajtohemi për shumë gjëra

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se është ftuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të diskutuar për një koalicion të mundshëm.

U takuam për dy orë, faleminderit për takimin, nuk ka kuptim me koalicionin kur nuk biem dakord për shumë gjëra, kishim një ofertë, por nuk kishte kuptim, PSD nuk interesohet për mua pas dy deputetë ma dhanë fjalën”, tha ai.


Molliqaj për aferën e Ambasadorit Berishaj: Dyshoj se ato para kanë shkuar për financim të Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në emsionin “Click” në RTV21 foli edhe për rastin e ambsadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet për corrupsion.

“Kemi një veleposlanik, për të cilin edhe kryetari i Kuvendit thotë se po të kisha qenë unë unë ministër do ta kisha liruar nga detyra janë tërheq milijuna eura kesh nga banka…zakonisht në vendet e pazhvillume ku ka kriminalitet krejt puna e krimit është qysh me i shti në bankë, ky tipi I kish pas në bankë ei nxjerke kesh. Dhe mos harroni ka rëndësi prije kujt janë pagu, për arsye tash të sigurisë nacionale , një çështje është korupsioni , po i ka pagu një kompani që nuk është serbe por me seli në Serbi, një njeri e ka qel kompaninë, ka punu ai është ambasadori jonë në Kroaci, ka marrë milijuna eura për atë një punë , unë e njoh at profesor është i filozofisë i shkencave politik s’ka lidhje me energji asi eskperti të kësaj pune me pagu nuk ekziston, e njoh atë njeri më herë, ai ka shpëtuar se është një nga njerëzit më të besueshëm të Albin Kurtit”, tha Molliqaj.

Ai madje ngriti dyshime se ato para kanë shkuar për financim të Vetëvendosjes.

“Dhe unë tash kam drejt me ngritë dyshime, jo me thënë se është e vërtetë se kjo po mbrohet për shkak se  paret janë tërhjek kesh dhe ato janë shku në financim të Vetëvendosjes”, tha Molliqaj.


Molliqaj e quan Kurtin autoritar: Shkeli dy herë Kushtetutën brenda një viti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, në emsionin “Click”, në RTV21 e quajti kryeministrin Albin Kurti autoritar, për arsye se sipas tij ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës.

“Sa i përket raportit me Gjykatën Kushtetuese është element i qartë, nuk ka asnjë kryeministër të Republikës së Kosovës që për ma pak se një vjet everisje e ka shkelur dy herë Kushtetuën , në Kurti I ky e ka shkel, thojke se e ka shkel për të mirën e qytetarëve , tash kjo çështje e motiveve..”, tha Molliqaj duke shtuar se Kushtetuesja nuk vlerëosn motivet e shkeljes.

Sipas Molliqajt nuk ka Qeveri të Kosovës që ka pasur më shumë ligje antikushtetuese.

“dhe sidomos antikushtetuese për sistemin e drejtësisë , mos harroni Këshilli Prokuorial dhe të tjerat që kanë qenë aty…tash është e qartë se ka luftë ndaj sistemit prokuorial , luftë e hapur me kryeprokuroit që ti s’ke me u bo kurrë prokuror”, tha Molliqaj duke shtuar se një gjë të tillë nuk guxon ta bën publikisht në Kuvend një gjë të tillë.


Molliqaj: Kurti në dialog ka bërë diçka që asnjë prej anëtarëve të PSD-së nuk e kemi besuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në emsionin “Click”, në RTV21 tha se aktualisht po vërtetohet se aktualisht kemi të bëjmë me një pushtet autoritar në Kosovë.

Molliqaj vlerësoi se kryeministri Albin Kurti do të duhej të shkonte më herët në zgjedhje, që sipas tij të bënte një verifikim të qëndrimeve të tij me qytetarët.

“Në dialog ka bërë diçka që asnjë nga anëtarët e PSD-së nuk e ka besuar, tani e di që keni kaluar në një fazë tjetër, një herë na thanë se nuk do të takohet kurrë me Vuçiqin, na thanë se nuk ka mundësi të pranohet Brukseli. marreveshje e keshtu pa njohje, tash na thane qe pranon ankesen, nuk ben draft e nuk pranon pas Banjskes dhe pranoi… do duhet te shkoje ne zgjedhje per verifikimin se ai ka ndryshuar qëndrim, por nuk besoj se Kurti do të shkojë në zgjedhje dhe vota e tij për mua do të thotë se kam ndryshuar qëndrim për Asociacionin”, tha Molliqaj duke shtuar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në rrethana të tilla, edhe ai do t’i pranonte.

“Por nëse ai shkon në zgjedhje duke ndërtuar kurthe për opozitën, mendoj se të gjithë duhet të kenë kujdes sepse vazhdimisht kanë rënë pre e veprimeve të tij, e kanë mbështetur çdo veprim, pastaj kur erdhi presioni ndërkombëtar, ata u tërhoqën. Siç e dini, Partitë më të mëdha opozitare sa herë që e shohin këtë”, tha Molliqaj.


Molliqaj kritikon opozitën: Kemi bërë më shumë se partitë opozitare parlamentare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën për mungesën e kauzës në episodin “Klikoni”, në RTV21. Ai tha gjithashtu se partia që ai drejton ka bërë po aq sa partitë opozitare parlamentare.

“Në projeksionet e tyre kanë qenë dy të pavërteta, njëra prej të cilave ka qenë se kurti do të rrëzohet për shkak të dialogut apo konfliktit me dy palët dhe kjo i ka lënë pa shkak dhe u mbetet shpresa. Ne kemi bërë punë opozitare përtej kapaciteteve dhe kompetencave tona dhe besoj se zëri ynë ka qenë më i fuqishëm se sa pritej nga të tjerët dhe se nga partitë opozitare parlamentare”, tha Molliqaj. /21 Media

Back to top button