Molotov para parlamentit

Policia greke u kundërpërgjigj duke hedhur gaz

Një grup të rinjsh të maskuar hodhën bomba molotov para parlamentit grek, ndërkohë që deputetët po përgatiteshin për të votuar një sërë masash shtrënguese, kërkuar nga kreditorët e vendit, BE dhe FMN.

Sipas imazheve të publikuara nga media, incidentet shpërthyen në ora 20:00, sipas kohës lokale në sheshin Syntagma, në qendër të Athinës.

Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit që ishin mbledhur para Parlamentit me kërkesë të sindikatave, veçanërisht sindikatës Pame, e afërt me partinë komuniste greke KKE.

Sipas policisë, më shumë se 10000 persona manifestuan sot në mbrëmje kundër një projektligji që përfshin shkurtime të tjera në pensione dhe rritje taksash.

Back to top button